Lëvizja BESA i ka reaguar BDI-së pas akuzave për dyshime koalicionimi me VMRO-DPMNE-në.
“Marrëveshje parazgjedhore me parti maqedonase nuk bëjmë. Nuk jemi si BDI e cila përmes votave dhe partive maqedonase dëshiron ta ndryshoje vullnetin politik te shqiptaret siç është rasti me komunën e Çairit, Tetovës e Gostivarit. Ne e pranojmë vullnetin e shqiptarëve, por nuk duam që maqedonasit të ndërhynë në përfaqësimin tonë”, kanë thënë në BESA, njofton Medial.mk.
Ndryshe, nga BDI theksuan se BESA do të duhet t’i përgjigjet kërkesës publike të nënkryetarit të LSDM-së i cili kërkon që kjo Lëvizje të deklarohet publikisht se a ka marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, gjë e cila ndërlidhet me një anketë të fundit të Institutit “Dimtrija Çupovski” e të cilat si parti më të votuara i nxori VMRO-në dhe partinë e BESËN.