Ministria e Brendshme e Bullgarisë ka deklaruar se është regjistruar rënie e rëndësishme në rrjedhën e refugjatëve nga Turqia për në Bullgari, raporton AA.
Mladen Marinov, sekretar i përgjithshëm i ministrisë, ka thënë se që nga viti i ri e deri më tani janë kapur vetëm 362 persona në tentativë për të hyrë në Bullgari.