Bilall Kasami: Me ardhjen e Lëvizjes BESA veç ka filluar Ridefinimi i Maqedonisë

Flash | Publikuar më 11.01.2017 në ora 21:36

Kreu i BESËS Bilall Kasami në CLick Plus të tv 21 ka thënë se nuk e pranon në bisedime Nikolla Gruevskin e VMRO – DPMNE, sepse ai ka thënë hapur se nuk pranon Ridefinimin e shtetit dhe se është në procedura të PSP-së.

Kasami ka thënë se me ardhjen e Lëvizjes BESA në skenën shqiptare në Maqedoni veçmë ka filluar Ridefinimi i Maqedonisë me rrjedhën e proceseve politike, ku nuk mund të nëpërkëmben shqiptarët, kështu sipas tej BESA është këtu për të drejtat e shqiptarëve dhe të jetë zëri i tyre, e jo vetëm të jetë pjesë e qeverive pa asnjë parim dhe vlerë. Kasami ka thënë se tashmë në Parlament nuk janë 20 deputetët e heshtur të BDI-së që shikonin vetëm të jenë në dikaster e qeveri dhe jo të drejtat e shqiptarëve, tashmë është koha për politikanët me BESË që janë zëri i popullit.

Ai ka thënë se duhet të zgjatet mandati i PSP-së dhe themelohet Gjykata Speciale, gjë që është paraparë edhe në platformën Ridefinimi.

Me elitat politike të inkriminuara dhe kriminalizuar në BDI dhe VMRO, Lëvizja BESA nuk bisedon ka thënë Bilall Kasami i BESËS.