Bilall Kasami: Deklarata e përbashkët si pasoj e dështimit të tërësëshim i partisë në pushtet (VIDEO)

Flash | Publikuar më 11.01.2017 në ora 21:14

Partitë në pushtet VMRO dhe BDI tentuan të deformojnë rezultatin zgjedhor me çka Lëvizjes BESA i janë vjedhur më së paku dy deputetë, ka deklaruar BIlall Kasami kreu i BESËS për tv 21 M në Click Plus.

Ai ka thënë se ajo që është nënshkruar nga disa parti shqiptare është deklaratë e jo platormë, Lëvizja BESA e ka platformën e saj Ridefinimi e cila është zgjidhja më e mire e shqiptarëve të Maqedonisë, duke shtuar se deklarata e përbashkët e disa prej partive politike shqiptare në Maqedoni – është një listë e dështimeve të partive që kanë qenë në Qeveri, me çka partia shqiptare në Qeveri pas zgjedhjeve pas rezultatit dë dështuar në zgjedhjet e fundit paralementare e panë të arsyeshme një deklaratë të këtillë për çështje shqiptare.

Kasami ka shtuar se këto janë pikat në deklaratë si pasoj e asaj që 25 vite dështoi politika shqiptare që janë nënshkruar, dhe po të ishin ato të realizuara nuk do të kishte nevoj për një deklaratë të këtlillë.