Bilall Kasami takon Ambasadorin italian dhe atë francez (FOTO)

Flash | Publikuar më 19.05.2017 në ora 16:14

“Dje kryetari i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami u takua me Ambasadorin e Italisë në Maqedoni, z. Carlo Romeo, ndërsa sot është takuar me Ambasadorin Francez, z. Kristian Timonie. Në këto takime miqësore është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënises së mandatit për formimin e Qeverisë së arshme.

Z. Kasami i ka njoftuar ambasadorët me angazhimin dhe përkushtimin e Lëvizjes BESA që Maqedonia në radhë të parë të jetë shtet i barabartë për të gjithë, dhe si e tillë të jetë anëtare e denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.