Bisedimet për zgjërimin e shumicës, Qeveria dhe koalicioni “luajnë” ping-pong

Kryesore | Publikuar më 21.03.2018 në ora 18:29

Qeveria nuk jep detaje se me cilat parti politike po zhvillon bisedime kryeministri Zoran Zaev për zgjërimin e koalicionit qeveritare dhe as nëse në këto bisedime do të përfshihet apo jo Ministria e Drejtësisë, e cila prej dje, me dorëheqjen e Bilent Salijit, ka mbetur pa ministër.
Sipas, zëdhënësit të qeverisë, Mile Boshnjakovski, kompetente për t’u përgjigjur rreth çështjes së bisedimeve, është koalicioni qeveritarë.

“Do të shohim në ditët në vazhdim nëse do të fillojë procedura për zgjedhjen e ministrit të ri apo të do të pritet të përfundojnë bisedimet. Kryeministri Zaev, ka paralajmëruar zgjërim të mundshëm të shumicës parlamentare. Ai proces është në zhvillim e sipër, të lejmë pak hapësirë që të përfundojë dhe do të keni informacion. Për pytjen se me cilat parti politikë po realizohen bisedimet dhe si po shkojnë të njëjtat duhet t’i drejtoheni koalicionit qeveritarë.”- tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Si të ishte lojë ping pongu, nga koalicioni qeveritare topin e hedhin tek qeveria duke thënë se kjo e fundit është kompetente për t’u përgjigjur në pyetjet e mësipërme.

Përgjigje konkrete nuk japin as nga Lidhja Social Demokrate.

“Të nderuar, për këto pyetje duhet t’i drejtoheni Qeverisë së Maqedonisë, sepse grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicioni nuk janë kompetent për t’u përgjigjur”- thotë Tomisllav Tuntev, kordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Nga Lëvizja BESA, krahu i Afrim Gashit nuk mohojnë se janë në bisedime për përfshirje në koalicionin qeveritare, mirëpo thonë se temë e bisedimeve nuk është ndarja e resorëve, por dakordimi rreth agjendës qeveritare.

“Natyrisht, nuk druajmë ta marrim as Ministrinë e Drejtësisë, sepse kuadrot që mund t’i ofrojmë ne nuk janë të tillë që zëri t’u dëgjohet vetëm ditën kur t’i shkarkojnë ose t’i detyrojnë të japin dorëheqje”- thotë zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani.

Nga krahu tjetër i Lëvizjes BESA, tregohen edhe më të rezervuar.

“ Diçka konkrete në kuptimin e bisedimeve nuk ka, përveç takimit që e pati në janar zotëri Kasami me kryeministrin Zaev. Ky i fundit tha se do të bëhet rikonstruim në pranverë, mirëpo tani për tani nuk ka ndonjë ofertë konrete për të biseduar”- tha Abdush Demiri, zadhënës i Lëvizjes BESA, krahu i Bilall Kasamit.

Ftesë për për bisedime për zgjerim të shumicës parlamentar, nga ASH thonë se nuk kanë marrë.

“Nuk kemi marrë asnjë ftesë nga Kryeministri Zaev, për bisedime për zgjerim të shumicës parlamentare. Për çështje të tilla vendosin organet partiake. Çështje tjera jane hipotetike. E rëndësishme është se kjo përberje Qeveritare, ku bën pjesë BDI, nuk ka kapacitete të mjaftueshme për ta reformuar sistemin e Drejtësisë, si dhe për ta rregulluar mirëqenien ekonimike të qytetarëve të saj”- thotë zëdhënësi I ASH, Flakron Bexheti.

Ndërkohë nga BDI nuk komentuan dorëheqjen e Salijit, por thanë për mediat në vend se do të prononcohen pas mbledhjes së kryesisë qndrore.Ministri Bilent Saliji një ditë më parë njoftoi dorëheqjen e tij për shkak të, sic theksoi obligimit moral që e ndjenë pas rikualifikimit të veprës në rastin e Almir Aliut nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Pas dorëheqjes së tij, në opinion u ngjallën reagime se e njëjta nuk ishte e sinqertë sepse erdhi para rikonstruimit të paralajmëruara tashmë disa muaj nga kryeministri Zaev.

Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com