Blerim Bexheti në Saraj i ka vetëm 5525 vota, tjerat vota janë të LSDM-së?! (FOTO)

Flash | Publikuar më 18.10.2017 në ora 00:32

Këto ditë kemi qenë dëshmitarë që BDI-ja në Saraj thotë se marrë po thuajse afërsisht 8 mijë vota. Mirëpo e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Nëse me vëmendje i shohim rezultatet që partitë politike i kanë në listën për këshilltarë në qytetin e Shkupit, aty ku listë kanë edhe BDI edhe LSDM, mund të shohim se BDI ka vetëm 5525 vota, 3294 vota janë të LSDM-së.

Këto numra edhe një herë e vërtetojnë faktin se Bashkimi Demokratik për Integrim në Saraj ka rënie, nga 6600 vota sa i kishin në zgjedhjet e fundit kanë rënë në 5525. Kjo e vërteton edhe më shumë faktin se BDI shumë lehtë mund ta humb komunën e Sarajit./Rajon