Në prag të fushatës parazgjedhore shumë vendbanime kanë filluar që me ironi ti hakmerren partisë shqiptare në Qeveri për premtimet pambajtura. Bllaca është një ndër fshatrat e harruar nga Qeveria dhe pa objekt për shkollë. 40 nxënës te këtij fshati udhëtojnë me kilometra për të shkuar në shkollën më të afërt në Elez Han të Kosovës. Andaj banorët e Bllacës me dozë ironie kanë porositur kreun e BDI-së Ali Ahmeti që pas hapjes së shtabeve nëpër shkolla të disa fshatrave, që shtabin për fshatin Bllacë ta hap në Elez Han të Kosovës. “Fëmijët tonë mësojnë në Elez Han. E pasi shtabet kanë filluar ti hapin nëpër shkolla, ne s’kemi shkollë andaj shtabin le ta hapin në Elez Han”, porosisin banorët e Bllacës.
Data 29.03.2024
Aktuale
- Policia gjobit 207 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni
- Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut
- Aksident i rëndë në Kërçovë, 3 persona të vdekur dhe 4 të lënduar rëndë
- Kanë vjedhur bagëti nga një stallë dhe më pas i kanë shitur, arrestohen 5 persona nga Dobërdolli i Gostivarit
- Aksident i rëndë në Kërçovë, 3 persona të vdekur dhe 4 të lënduar rëndë
- Mashtrohet tetovari nga një shtetas i Shqipërisë, i merren 11 mijë euro për hapjen e një biznesi në Dubai
- Nikolloski: VMRO do të fitojë mbi 55 deputetë
- Festa Qoqaj po bën jetë super të shtrenjtë, sapo na prezantoi me veturën e saj luksoze