BMW tregon datën e lansimit të modelit M5 (Foto)

Auto & Tech | Publikuar më 19.05.2017 në ora 14:16

Deri më tani, BMW i ka lansuar njësitë e reja të të gjitha modeleve nga 5 Series, pos modelit M5.

Megjithëse ishte parë duke u testuar nën shtresën për kamuflazh, nuk ishte bërë e ditur se kur mund të lansohet kjo makinë e re, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, kompania ka treguar se kjo veturë tërësisht e ndryshuar, do të prezantohet në Frankfurt Motor Show që zhvillohet gjatë muajit shtator, ndërsa lansohet vitin që vjen.

Me 600 kuajfuqi dhe qëndrueshmëri të lartë, modeli M5 pritet të jetë konkurrenti kryesor i modelit AMG E 63 nga Mercedes. /Telegrafi/