Ish shefi i intelegjencës Slobodan Bogoevski, ka treguar se si ish drejtori i DBK, Sasho Mijallkov, ish prokurori Marko Zvrlevski dhe ish prokurori për krim të organizuar Jovan Ilievski, nëpër kafene janë marrë vesh për vendimet që do të sillnin për rastet e montuara politike. Ai shton se nuk sheh që po bëhen përpjekje për reforma serioze në gjyqësi.
Bogoevski këtë e tha sot gjatë promovimit të analizës së 12 rasteve gjyqësore ‘’Sistemi gjyqësor nën lupë’’.
“Ndërkohë, në përpjekjet për t’i mbledhur të gjitha dëshmitë, kam shtuar dhe deklarata nga dy krerët e UBK-së, ku udhëhiqte famëkeqi Sasho Mijalkov”.
Sipas dëshmive të udhëheqësve, një herë në javë shpesh herë në kafene dhe në gjendje të alkoolizuar, janë takuar Mijallkov, Zvrlevski dhe Ilievski, dhe kanë vendosur fatin e proceseve policore-gjyqësore që janë zhvilluar dhjetë vitet e fundit.
“Gjithçka është vendosur me papëgjegjësi! A kemi ne gjyqësor dhe çfarë duhet të bëhet që asnjëherë më të mos ndodhin punë të tilla në shtet?”-, deklaroi Bogoevski, i cili siç tha nuk sheh që po bëhen përpjekje për reforma serioze në gjyqësi.
Almakos