“Bombë” në Çair, ky lojtar mund të kthehet te Shkupi?! (Foto)

Kryesore | Publikuar më 13.01.2018 në ora 00:35

Gjatë ditës së sotme, pronari i klubit Futbollistik Shkupi, Shefqet Demiri dhe nënkryetari Omer Bunjaku para medjave prezantuan 4 përforcimet e fundit të Shkupit dhe deklaruan se janë në bisedime me 2-3 futbollist tjerë.

Disa informacione jo zyrtare të cilat Almakos ka arritur të mësoj, janë se në Çair gjatë këtij afati mund të rikthehet Enes Akgyn, i cili nga Shkupi u largua për tu transferuar në ligën e dytë Turke, dhe si duket me kyçjen e sponsorit të ri i, bisedimet kanë filluar dhe së shpejti Akgyn mund të shohim përsëri tek “pëllumbat”,  e çairit.

Skuadra e Shkupit sigurisht se është ndër ekipet më aktive gjatë merkatos së janarit.

Mevludin Imeri

Almakos.com