Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa në disa vende me mbetje të borës nëpër rrugë. Borë me intensitet të dobët bie mbarë vendin përveç në pjesën lindore.
Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë, Mavrovë, Presekë dhe Gjavatë, informon qendra dispeçere e NP “Rrugët e Maqedonisë” në raportin për gjendjen e rrugëve në orën 18.
Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
Nga “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë për kujdes në drejtimin e automjetit dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve nëpër rrugë.
Data 24.04.2024
Aktuale
- Fronti Europian dhe VLEN me Press Konferencë/ Falenderuan qytetarët për pjesëmarrje masive në votim
- Mucunski: Këto zgjedhje janë fillimi i fundit të kësaj qeverie
- Ziadin Sela: Do të fitojë Bujar Osmani
- Taravari: Tërmeti filloi sot, më 8 maj do të jetë dridhja dhe ndryshimi
- VLEN: Shefik Bajrami ka larguar nga Shtabi i SPB-Tetovë të punësuarin në MPB
- Përfundon votimi për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale
- Adelina Ismaili kërkon donacione, ja për çfarë
- Shehu: Është rritur dalja e votuesve në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit 2019