Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbledhur Kryesinë qëndrore dhe deputetët e grupit parlamentar ku siç njoftoi zëdhënësi Bujar Osmani, do të shqyrtojë materialet për të cilat kjo parti ka përafruar qëndrimet me LSDM-në.
Osmani tha se nuk ka marrëveshje përfundimtare, por bëhet fjalë për atë që kanë arritur deri më tani në nivel të grupve punuese dhe ekspertëve. Ai shtoi se kryesia ka të drejtë që të pranojë ose të kthejë mbrapa dhe të kërkojë ndërhyrje shtesë në platformë dhe në marrëveshjen e deritanishme me partitë e tjera.
Nga mbledhja e sontme nuk pritet të del një vendim i prerë, tha zëdhënësi Bujar Osmani sipas të cilit mbledhjet do të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Ai nuk deshi të jep as afat kohorë se kur pritet të meret vendimi përfundimtarë, ndërsa në pyetjen nëse deri në fundjavë mund të arrihet marëveshje që të kapen afatet për organizimin e zgjedhjeve lokale, Osmani tha se prioritet për ta është platforma dhe marrëveshja për Qeverinë dhe më pas mund të mendohet pqr tema të tjera. /SHENJA/
Powered by WPeMatico