Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar ndihmë nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk në rast se vendi i tij do të përballet me fluksin e refugjatëve, raporton AA.
Sipas një deklarate të bërë nga Presidenca bullgare, Radev sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk.