Cambiasso për Martinezin: Gjysmë Higuain, gjysmë Icardi

Sport | Publikuar më 16.04.2018 në ora 14:33

Sipas Esteban Cambiassos, Lautaro Martinez, është një përzierje e Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardit.

Mungon vetëm zyrtarizimi që Martinez të jetë pjesë e klubit nga Milano dhe ish-mesfushori i Interit shpjegon karakteristikat e sulmuesit 20-vjeçar.

“Icardi? Në Argjentinë, gjithmonë flitet për bollëkun që trajneri Sampaoli ka në sulm”, ka thënë Cambiasso për Sky Sport Italia.

Martinez gjatë ndeshjes miqësore mes Argjentinës dhe Spanjës (Foto: Getty Images)

“Mendoj se kjo na drejton nga Higuain, Aguero dhe Lautaro Martinez, që pritet të ftohen për Kupën e Botës, gjë që është diçka shumë e mirë”.

“A mund ai (Martinez) të luajë me Icardin? Lojtarët e mirë gjithmonë mund të luajnë mes vete”.

Lexo po ashtu:

“Sa për kualitetet e tij, ai ka ngjashmëri me Higuainin, edhe pse Pipta është më i fortë jashtë zonës”.

“Ai është diçka në mes Higuainit dhe Icardit. Sa për Icardin, mendoj se fati i tij është i lidhur me mënyrën se si luan Interi. Ata nuk po e përkrahin mjaftushëm”, ka shtuar Cambiasso. /Telegrafi/