Sipas ambasadorit Garet “Dekada e Maqedonisë” fillon me qeverinë e cila do ta drejtojë vendin pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 2016, të perceptuara nga liderët politikë si hap i parë drejt daljes nga kriza. Me zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e potencialit dhe diversitetit të vendit, qeveria e Maqedonisë me planin e saj vizionar të quajtur “Maqedonia – Strategji kombëtare për të gjithë qytetarët” në vitin 2020 arrin ta zgjidhë kontestin rreth emrit me Greqinë, me çka vendi integrohet në NATO dhe i fillon negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Siç shkruan Garet, do të rritet edhe besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor të Maqedonisë dhe do të kalojë koha kur në mënyrë rutinore sugjerohej se vendimet e gjykatësve janë objekt i ndikimit politik.
Çarlls Garet e përmend sektorin e biznesit në Maqedoni si sektori më i kënaqur nga politika e tolerancës zero ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet. Sipas tij, kjo pas 10 viteve do të jetë bazë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, që do t’ia kishte zili i gjithë Ballkani.
Në pasqyrën e tij optimiste për vendin, Garet pas 10 viteve sheh marrëdhënie më konstruktive ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, veçanërisht nëpërmjet biznesit. Gjithashtu ai parashikon edhe zgjidhje për ajrin e ndotur, sidomos në Tetovë, zhvillim të turizmit në Dojran, Malishevi, Ohër dhe në vende të tjera nëpërmjet mbrojtjes së bukurive natyrore dhe ekologjike. Pas gjithë këtyre, pas 10 viteve ai Maqedoninë e sheh si nikoqire e suksesshme e Lojërave Olimpike Rinore, që Maqedoninë si një vend ambicioz ballkanik do ta pasqyrojë në dritën më të mirë të mundshme.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Protestat pro Palestinës në SHBA: Universiteti i Kalifornisë Jugore anulon ceremoninë e diplomimit
- Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj
- Rriten çmimet e sigurimeve për automjetet në Maqedoni
- Sipërmarrësit e rinj në RMV u bëjnë thirrje partive për mbështetje më të madhe të sipërmarrësve të rinj
- Kallëzim penal kundër një 44-vjeçare nga Velesi, ka përdorur dokument të falsifikuar
- Braun: Ndryshimi i Qeverisë në RMV ka shumë gjasa
- Ramiz Merko do të ulet në bankën e të akuzuarve
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet presidenciale