Pas thirrjeve të ndryshme që me protesta të bllokohen hyrjet e Kuvendit gjatë ditës së nesërme, kur dhe është thirrur takimi koordinues i grupeve parlamentare, drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov në një intervistë për Dojçe Vele tha se deputetët nesër do të mund pa kurrfarë pengesash të hyjnë në Kuvend. Çavkov tha se sikurse çdoherë tjetër edhe gjatë ditës së nesërme policia do të jetë në nivelin më të lartë të profesionalizmit. “Në Ministrinë e Brendshme funksionon shtab i cili pandërprerë i ndjek të gjitha informacionet. Policia ndërmerr plane operative në pajtim me informacionet dhe vlerësimet e sigurisë”, tha Çavkov. Reagimi i tij vjen pas paralajmërimeve për protesta masive nga nisma “Për Maqedoni të përbashkët” dhe pas kërcënimeve të tyre se deputetët ndoshta do të mund të hyjnë në Kuvend por pikëpyetje do të jetë nëse do të mund të dalin.
Data 25.04.2024
Aktuale
- Legjenda rumune Mutu: Albion Rrahmani është sulmuesi më i mirë në Rumani
- CIVIL: Enigmë mbetet situata me vendvotimin në Likovë, pas raportimeve për të ashtuquajtur “tren bullgar”
- Fronti Evropian kërkon dorëheqjen e liderëve të VLEN-it: Burrat duhet ta mbajnë fjalën!
- Plagosen 13 civilë nga bombardimet ruse në Ukrainë
- Siljanovska fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari në dy
- Lirohen nga akuza për krime lufte Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
- A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë së Veriut më 8 maj?
- Taravari demanton se ka takuar Ahmetin