Fejzi HAJDARI
Mos reagimi respektivisht mos renia e qytyetareve shqiptare dhe maqedonas në kurthin e pergatitur nga pushteti (VMRO-BDI), per realizimin eventual “LAGJJA E TRIMAVE nr.2”, ishte leksioni te cilin kumanovaret ia dhanë pushtetarëve. Të cilët të mësuar nga eksperienca e deritanishme e hidhur, saherë që kishin probleme të mëdha pothuajse të pazgjidhshme, për spostuar (defokusuar) vëmendjen e opinionit nga problemet reale, përpiqeshin të inskenonin raste të tipit LAGJJA E TRIMAVE (9-19 maj 2015) dhe tani se fundmi LAGJJA E TRIMAVRE nr.2. Shyqyr Zotit edhe në rastin e parë edhe në të dytin, qytetarët shqiptarë dhe maqedonas, dyshuan tek dora e zgjatur e qeverisë. Prandaj duke qenë kështu, shumëicës së maqedonasve as që i kishte i kishte rënë në sy (edhe pse ishin dëshmitarë okularë), ngritja e flamurit Kombëtarë Shqiptarë në Sheshin e Kumanovës.
Pra, qytetarët u treguan të pjekur se “NUK I HANë FORET” infantile dhe amatoreske të qeveritarëve. Edhe në rastin e parë edhe në rastin e dytë, thellë në parapavijë dyshohet të jenë pothuajse persona të njëjtë të organit, të cilët janë pjesë e këtyre marrëzirave, të cilët në botën e civilizuar dhe normale, do të përfundonin me burg. Gjithsesi veprat e tilla nuk vjetërohen, dhe të gjithë të implikuarit duhet ta dinë një gjë: Herdokur kur të ndërrohet pushteti, dera e burgut për ata do të jetë e hapur!
PRA LEKSIONIN Që DUHET TA MëSOJë GRUEVSKI DHE ALI AHMETI:
Shqiptarët e Kumanovës, por edhe maqedonasit nuk i hanë më foret e juaj! Po të doni, provoni skenare të tilla në Zajaz! Perndryshe me skenare te ketilla amatoreske nuk pinë më ujë. Nëse doni, pyetne edhe Plakun e Llojanit, ju tregon edhe më mirë!.