#Click Plus sonte: “Befasitë e raundit të dytë zgjedhor”

Kryesore | Publikuar më 17.10.2017 në ora 22:05

Të ftuar në emisionin e sontëm #Click Plus në Tv21 ishin Albert Musli-analist, Ilmi Selmani nga BDI, Naim Bajrami nga ASH dhe Faton Fazli nga Lëvizja Besa. Pyetja e parë e cila u debatua kishte te bën me Samitin 100 të mbajtur në Shkup, ku i ftuar ishte dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Samiti 100 mblodhi katër kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi për të diskutuar mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik të Ballkanit. Liderët e Ballkanit Perëndimor u morrën vesh që të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat, por u zotuan edhe për lehtësime kufitare që thanë se janë të domosdoshme, përcjell Almakos.

Në lidhje me batutën e Ramës që në hyrje të fjalimit të tij, ai nisi të flet shqip, por u ndërpre si arsye që nuk ka përkthyes, për gjuhën shqipe. “Rama tha se deri tani ka dëgjuar, në kufje, të përkthehet fjalimi i panelistëve të tjerë dhe se Ju flsini në gjuhën që e kuptoni, un flas shqip”. Ndërsa, vazhdoi fjalimin në gjuhën angleze. Ndërkaq nga kjo batutë e Ramës te pranishmit e morën në sens humori edhe nga vete fakti se paraqitja e tij nuk vesh liderin klasik.

Alberti Musli në lidhje me deklaratën e kryeministrit në Samitin 100 shton se Rama pati takim me liderët shqiptar dhe me ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Ai është prezantuar si një linder avangard bashkë me fjalimin e tij, por edhe batutat e tij janë më të avancuara, me një stil tjetër nga ajo që jemi mësuar ti dëgjojmë politikanët të cilët mbajnë paraqitje serioze, kjo sjellje e tij solli një atmosferë ndryshe” , tha Musli.

Në lidhje me takimin Ramën-Ahmeti, Ilmi Selmani thot që ishte një takim shumë i dobishëm, u informua Ramën mbi rrjedhat politike, për zgjedhjet që u zhvilluan të dielën sepse kishte mjaft interesim nga Rama. Ai na inkurajoi që po kështu të vazhdojmë edhe në rrethin e dytë që R. e Maqedonisë të vazhdojë në proceset e nisura drejt reformave në gjyqësi dhe drejt rrugës së nisur euroatlantike.

“Takimit Ahmeti-Rama ishte bisedë vllazërore mes dy palëv e cila njihet shumë më herët, dhe fati e deshi që në këtë periudhë të ndjishme të realizohen takimet me të gjithe subjektet politke në Maqedoni, mbi të gjtha në ato biseda janë shkëmbeyre informata reciproke, rrjedhën e përgjjthshme politike dhe anasjelltas. Kur jemi tek vizta e Ramës dëshiroj të ndërlidh një aspekt tjetër të ngjarjeve politike, dhe këtu e kam fjalën për keqpërdorimet e takimeve dhe kontakteve siç ishte rasti me Platformën e Tiranës, ashu siç parapelqente VMRO ta emëroj atë kohë, deklaratë e cila ishte hartuar dhe nënshkruar në ‘Aleksandër Palace’ në Shkup. Momenti i dytë ishte pjesa me profilet e rrejshme të Edi Ramës ku bëhej thirrje të përkrahet subjekt politik shqiptar i caktuar”, dekalroi Selamni.

Nga ASH Naim Bajrami deklaron se gjatë takimit Sela- Rama u fol rreth faktorizimit të subjektit politik shqiptar në Maqedoni, ky takim ishte i rastësishëm dhe nuk ka të bëj me situatën post zgjedhore.

“Dhe kur bëhet fjalë për këto takime, më konkretisht takimi i sotshëm Sela-Kasami e cila u përmbyll zyrtarizisht për bashkëpunim në raundin e dytë zgjedhor, kanë qenë të ndikuara nga situata faktike, nga numrat me konkretisht. Ky ishte dhe dhe verdikti i sovranit-popullit që na tregoi se me kënd duhet të intesifikojmë bashkëpunimin e te vimë tek momenti i unifikimt të faktorit politik shqiptar. Subjekt që sot e konteston unifikimin me hert bënte apel që ne të bashkohemi të gjithë kundër BDI-së”, tha Bajrami.

Tutje ai shton se për këtë folën qytetarët më 15 tetor. Nuk ka asnjë logjik që të kemi bashkëpunim me BDI-në, kur jemi në garë me BDI-në, edhe në Dibër, Strugë, Gostivar dhe komuna tjera. Sovrani foli më 15 tetor dhe natyrisht veprimet tona politike do të jenë të bazuar në bazë të mesazhit që e dha sovrani në raundin e parë, përfundon Bajrami.

Faton Fazliu thot se gjatë takimit Rama me udhëheqësit e Besës folën për zgjedhjet lokale në Maqedoni, situatën e përgjithshme politike dhe mundësitë e bashkëpunimit të partive shqiptare. Ndërkaq, takimi ndërmejt subjekete ne fjalë Sela-Kasami ishte komplet i rastësishëm dhe kjo erdhi si rezultat i vullnetit të shqipatrëve të Maqedonsië.

“Takimin Rama-Kasami e vlërsoi miqsor, Rama tek ne përcolli një mesazh të qartë, që ne duhet të kemi kujdes dhe të lexojmë mire tregjet globale, dhe rrugën e Maqedonisë ta orjentojmë drejt eurintegrimeve. Kasami e njoftoi Ramën për impelmentimin e Platformës dhe u bë një përbledhje me shkëmbim informatash” theksoi Fazliu.

Secili nga faktorët politik të punojë për rrugën atlantike, që secili duhet ta kuptojë potencialin e vetë dhe atë ta zgjerojë në nivel rajonal. Veç e veç jemi tregje të vogla, por së bashku kemi një treg të madh. Është koha që të ecim me bindje drejt këtij synimi dhe të mos ngurojmë nga konspiracionet për këtë plan. Duhet të jemi të bindur se prej këtij plani do të përfitojnë të gjithë qytetarët, ka përcjell Rama në fjalimin e tij gjatë këtij Samiti./Almakos