“Dokumenti i LSDM-se në tryezen/tavolinën e BDI-së!?”
Sonte në emisionin debativ Click Plus diskutohet lidhur me dokumentin e LSDM të dërguar BDI-së.
Të ftuar në këtë debat sonte janë Rafis Aliti nga BDI përballë analistëve Alajdin Demiri, Ismet Ramadani dhe profesorit Qashif Bakiu.
Ismet Ramadani mendon se nuk kemi informacione sa duhet në përmbajtjen e të gjithë materialit që është dërguar, por ato çështje duhet të diskutohen dhe s’mund ti paragjykojmë se si do ece ai kualicion eventual, me rëndësi është që këto parti politike të aktivizojnë të gjithë kapacitetin e tyre për ta realizuar Platformën në mënyrën e duhur, e të dalin sa më mirë në këto bisedime thekson Ramadani, përcjell Almakos.
Alajdin Demiri rreth përshtypjeve të para ndaj LSDM-së dhe tërë situatës momentale mendon që janë momente të një pune që nuk u kryen me VMRO-në e pritet të bëhet me LSDM-në. Të dy palët, në një anë blloku shqiptar dhe LSDM-në u ulën të bisedojnë për konkretësi, u kërkuan materialet e shkruara dhe ato egzistojnë. Sipas informatave të mija oferta materiale e shkruar e LSDM-së është jashtzakonisht mirë e punuar në aspektin profesional dhe konceptual, por çka do të pranohet do e shikojmë.
Klima e parë e bisedave është bërë, profesionalizmi është se të gjitha pikat e 7-të kërkesave janë shqiptuar profesionalisht. Gjithmon ka një qasje për gjuhën meqë në vete kërthen shumë ndryshime Kushtetuese por e mira e gjithë kësaj është klima politike, meqë instancat e fundit do ti bëjnë ekpertët.
E rëndesishme është se në bllokun shqiptar paraqiten probleme, e para: pika se kush është formuluesi i Platformës?
Ndodhën tash që Besa nuk është prezente edhe pse është nënshkruese, Bilal Kasami çoi letër që do takohet vetëm nën prezencën e Edi Ramës. Sipas Alajdint Besa po bën dredhi!(Besa ka deklaruar publikisht që mbështet çdo Plaformë që është në të mirë të shqiptarëve. Besa do i japë nënshkrimet poqese duhet te formohet qeveria, por kjo nuk amniston përgjegjësine e BDI-së..)
Qashif Bakiu , mendon se kemi një mungesë të transparencës që nga takimet e para VMRO-BDI ku u mbajtë opinioni në mjegull që na çonin të bëjmë spekulime të ndryshme nga ajo që po na servohej. Edhe tek oferta e LSDM-së aktorët politik po thirren në vlera, e vlera kryesore e demokracisë është transparenca ku qytetari ka nevojë të dij më shumë në vija të përgjithshme e me pas ajo do jetë çëshjte ekprertësh se si do të zbërthehet. Ajo që është për tu shënuar në këtë rast është se bindja e krijuar nga Lëvizja Besa, mendoj që rregull loje është të jetë dhe vetë kjo parti, meqë flasim për aktorin e dytë nga rezulatati zgjedihor siç është Besa. Un kam përshtypjen që Besa tenton te kape haspirën opozitare e cila duam apo s’duam ishte në një moment e shprazët dhe është normale në sensin politik që të marrë atë, e mendoj që aktorët tjerë e ndihmojnë të zë këtë haspirë. Por në aspektin e Platformës është e dëmshme dhe ky moment duhet të shfrytezohet në maksimum që të implementohet kjo deklarat në pikat më të mira të mundëshme.
Rafiz Aliti deklaron që bisedimet e bëra nga grupet e punës BDI dhe LSDM, publiku është i njoftuar per pikat e Platformes deri diku.. Se cila ofertë është e pranueshme për formimin e Qeverisë edhe ajo ka qenë me shkrim e paraqitur pran kryesisë. Lideri jonë i ka zhvilluar bisedimet me VMRO-në dhe ne kemi konkuluduar se nuk mund të kemi marrëveshje me ta, për shkak se ka qenë shumë e rëndësihme PSP-së ti vazhdohet mandati dhe stausi i gjuhës shqipe. Ne nuk kemi hasë në mirkuptim dhe kjo ka qenë vendimtare që mos bëhet kualcion dhe ti thuhet po ofertës së VMRO-se.
Prioritet i ynë është që të kemi një Qeveri reformuese, dhe Platforma që do bëhet duhet të reflektoj porosi të Brukselit, Washingtonit dhe qytetarit tonë përfundon Aliti gjatë debatit televiziv në TV21, #Click Plus, transmeton Almakos.