#Click Plus në tv21, debati në mes Arber Ademit të BDI, Fadil Zendelit të Koalicionit me BESË, dhe dy analistëve: Bekim Kadriu, profesor dhe
Mersel Bilalli, profesor.
Cili është statusi i shqipes tani, dhe sa zbatohen në praktikë mundësitë aktuale ligjore!?
Cilat janë pengesat që mund ta parandalojnë shqipen të flitet lirshëm në institucione shtetërore?
Mbi cilën bazë do të avansohet statusi i përdorimit të gjuhës shqipe?
A po zhvendoset vëmendja nga prioritetet tjera?
Pse janë të patejkalueshme dallimet politike mes shqiptarëve për platformën, dhe marrjes së hisës për ta zbatuar atë zotim?
Arbër Ademi, zëvendëskryeministër (BDI) në lidhje me deklaratën të fuqishme që dha Gruevski ku theksoj se nuk do të lejoj cënimin e inetersave kombëtare madonase dhe të pakicave tjera, Ademi vlerson që asesi nuk duhet të merakoset ish-kryemnistri në aspktin politik se po zihet diçka e keqe kundrëjt një bashkësie etnike apo shoqërore.
Mendoj këtë periudhë të gjithë partitë duhet të sillen në mënyrë konstruktive të përgjegjëshme duke u udhëhqur nga inetersat shtetrore dhe qytetare. Prandaj të gjitha këto procese që ndodhin i shoh si procese normale politike, e jo se si kush më shumë e kush më pak, u jep partive politike shqiptar përfundon Ademi, përcjell Almakos.
Fadil Zendeli nga rradhët e kualicionit “Rilindje me Besë” vlerson se nuk ka asgjë të re nga ana e sjelljes së Gruevskit dhe fjalorit të tij. Nuk bëhet fjalë për diçka që duhet të na befasojë, ai ka bërë kapjen e çdo segmenti në RM, tani është një siklet i tyre që në njëfarë mënyre i pret opozita e kjo situat krijon nervozizëm, meqë ka struktura brenda të zënë në afera të ndryshme. Ndaj, para një sikleti të tillë është kushtimisht normale të bëj kërcenime të këtlla me qëllim mos vijë deri te krijimi i qeverisë së re.
Besim Kadriu thekson se retorika e Gruevskit është retorikë e njohur antishqiptare, fatkeqësisht kritikon avancimin e gjuhës shqipe ku dhe ai në kohën kur ka qenë kryeminstër e ka pranuar një gjë të tillë.
Tash deklarata që gjuha shqipe do të cënonte shtetin duke e çuar drejt kantonizmit e ridefinimit, është e pa bazë, ai vetë ka miratur ca ligje gjatë kohës së qeverisjes së tij në lidhje me plotësimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe.
Gruevski theksoi se një marrëveshje e këtillë mes dy partive BDI-LSDM për një ligj të ri për zyrtarizim e gjuhës, ai do të shfrytëzonte të gjitha mekanizmat për ta penguar, bllokuar në mënyrë ligjore miratimin e një ligji të këtillë. Miratimi i një ligji kërkon 61 deputet dhe këto opstruksione do të jenë sërisht të përkohshme dhe ligji sërisht do miratohet. Më tepër më brengosin opstruksionet më pas që mund të ndodhin. Besoj që Presdienti i shtetit mund ta shfrytëzoj veton në këtë rast duke patur parasysh që ai anon nga VMRO. Edhe kjo penges kalohet meqë ligji kthehet në kuvend ku më pas kuvendi me shumicë suspenzive do të nënshkruaj dekretin e do ta kaloj. Obstruksioni i tretë i mundshëm është iniciativa tek Gjyklata Kushtetuese e cila dy vitet e fundit ka sjellë vendime nga politika ditore e ndikuar, deklaron Kadriu.
Mersel Bilalli në lidhje me deklaratën e Gruevskit mendon që ky fjalor nuk ka asgjë të jashtzakonshme nga mentaliteti politik i tij, operativa e tij ka konsumuar nacionalizma të shumta. Ai siç duket gatuan teren për zgjedhje të reja dhe njëkohësisht bën opstruksion për pengimin e akteve dhe votimin e ligjit të ri rreth gjuhës.
Tek ligji për përdorimin e gjuhes nuk është lexuar mirë amandamenti i 5-të..metodologjia se si duhet të bëhet një ligj është jashta asaj që duhet, kemi nevojë që përveç juristëve të së drejtës kushtetuese dhe administrative edhe për ekspert mjekesor..vlerson Bilalli.
Ndërkaq, në një lidhje të drejtpërdrejt nga selia e BDI-së Bujar Osmani deklaron që debati vazhdon nga grupet e punës ku janë finalizuar pjesa kryesore rreth dallimeve, e tani po shihet drafti nen për neni në lidhje me ligjin.
Ligji ka mbi 20 e më shumë nene që përcaktojnë shumë sakt përdorimin e gjuhës në të gjitha institucionet dhe është shumë me rëndësi të elaborohen me kujdes të gjitha nenet. Kështu që jemi në fazë të analizës. Ka shumë pika të përbashkta sa i takon ligjit, ai pothuajse ështe dakorduar në nivel ekspertësh dhe politik, ku pas përmbylljes së temës së ligjit është kryesia që do jap vlersimin e fundit nëse kjo do të jetë e mjaftueshme. Nga neser e në ditët në vijim do të kalojmë në pikat e tjera të negocimeve me palën tjetër, përfundon Osmani.
Osmani nuk beson se sonte to shteret debati për gjuhën, por tha për shumicën e neneve ka pajtueshmëri me LSDM-në.
“Nga mbledhja e sontme nuk pritet të del një vendim i prerë, tha zëdhënësi Bujar Osmani sipas të cilit mbledhjet do të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Ai nuk deshi të jep as afat kohorë se kur pritet të meret vendimi përfundimtarë, ndërsa në pyetjen nëse deri në fundjavë mund të arrihet marëveshje që të kapen afatet për organizimin e zgjedhjeve lokale, Osmani tha se prioritet për ta është platforma dhe marrëveshja për Qeverinë dhe më pas mund të mendohet për tema të tjera”. /Almakos