Daily Mail shkruan për jetën luksoze të fëmijëve të pasur shqiptar: Prej veturave luksoze deri te ‘larja’ me para (Foto)

Shqipëri | Publikuar më 13.01.2018 në ora 11:45

Shumica prej nesh ndjejnë mungesën e parave gjatë muajit janar, por kjo nuk vlen për fëmijët e pasur të elitës së Shqipërisë.

Fotografitë e paraqitura në llogarinë e Instagramitm, të titulluar si “Rich Kids of Albania”, janë të mjaftueshme për të parë qartë se çfarë jete luksoze bëjnë ata, shkruan Daily Mail.

Djem dhe vajza shfaqën me krenari në mënyra të ndryshme duke vënë në pah jetën luksoze me shumë para, duke përfshirë pozat para veturave luksoze e deri tek mbushja e vaskës me dollarë.

Imazhe të tjera tërheqëse përfshijnë një vajzë duke u fotografuar pran një Mercedesi së bashku me një tigër.

Nga makinat e tyre super luksoze dhe koleksionet e stolive prej arit të kreatorit Harry Winston, këta individë nuk kanë asnjë shqetësim për ekspozimin e parave të tyre. /Telegrafi/