Në Kuvend vijon debati mbi projektligjin për përdorimin e gjuhëve. Si dhe ditëve të kaluar, ashtu dhe sot, debati rrjedh në replika dhe kundër-replika të ashpër, në veçanti në këtë rast mes deputetëve të BDI-së dhe VMRO – DPMNE-së. Pas sulmit se BDI ka pranuar shuma të majme për sheshin “Skënderbe” dhe se është parti që kërkon mjete financiare për shkëmbim të një vendi të punës, deputeti i integristëve Ejup Alimi me kundër-përgjigje të ashpër.
“Unë kisha 16 vjet kur kërkonit dhoma gazi për shqiptarët, ju nuk jeni jeni demokrat dhe populli shqiptar këtë gjë shumë mirë e dinë”, deklaroi Ejup Halimi.
Mirëpo, nuk mungoi edhe kundër-replika e deputetëve të opozitës maqedonase. Në mbrojtjes të bashkëpartiakut të tij, Ilija Dimovski tha se shumica parlamentare shantazhon pakicën.