Në debatin me temë: “Raportimi i mediave gjatë fushatës, eksperiencat dhe sfidat zgjedhore, përpos rezultateve të dhëna u hap debat. Nga Almakos u parashtruan pyetje, se si politika përfshihet në media? Nëse gazetarët nuk kanë siguri nga shteti, respektivisht policia, ku do të duhet të mbështeten dhe për prirjet e gjuhës së urretjes në mediat, për zgjedhjet lokale vendote, të vitit 2017, se sim und të quhet reklama e LSDM-së, ku paraqitet në mediat, me moton “Mos votoni, për Koce Tajanovski, sepse votoni kriminelin Nikolla Gruevski”, nëse ky slogan paraqet gjuhën e urretjes që vjen nga politika dhe transferohet në media dhe nga mediat u drejtohet publikut ose teleshikuesve, njofton Almakos.
Xhabir Deralla kryetar i organizatë jo qeveritare “Civil”, tha se partitë politike në Maqedoni paraqiten me kampanjë negative.
“Mediumet e shfrytëzojnë energjinë negative, në zgjedhjet lokale, ku edhe jemi në këtë periudhë. Madje shumë shpesh, duke mos thënë gjithë kohës, kampanjat politike në Maqedoni, vitet e fundit thuajse me dekada me të vërtetë kanë paraqitje negative, respektivisht ‘kampanjë të zezë”, tha Deralla.
Ndërsa Zoran Trajçevski tha se politika përfshihet te mediumet, për arsye të shumë aspekteve, si raporti i jo transparencës financiare.
Secila qeveri, e cila nuk ka qëllim që të përfshihet në një farë mënyre edhe ka ndërhy, por ne duhet të sigurojmë këtë raport mes mediave dhe politikës dhe anasjelltas dhe secilës t’I mundësohet të luajë rolin e saj ë të funksionojë e pavarur. Roli dhe detyra që ka politika te mediumet është diametral krahas tyre. Ai shtoi se vitin e fundit janë parandaluar reklamat qeveritare, si një hap i ndarjes së politikës me mediat.
Ndërsa, Selmani tha se nga pikëpamja ligjore, gazetarët e kanë të garantuar lirinë e shprehjes dhe të fjalës, por status nuk do të thotë vetëm garanci ligjore, por varet nga mënyra se si funksionon ligji. Gjithsesi që gazetarët duhet të mbrohen nga institucioni përkatës.
/D.K
Almakos.com