Akuzat e VMRO-DPMNE-së ndaj funksionarëve të BDI-së vazhduan edhe sot. Në debatin për nevojën e sjelljes së Ligjit për Gjuhët, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, akuzoi kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili është përsëri kandidat për kreun e kësaj komune, por edhe nënkryetar i BDI-së, se është pasuruar me dy qendra tregtare në Gostivar.
ANTONIO MILLOSHOVSKI, VMRO-DPMNE
“Gostivarasi i thjeshtë ka nevojë të gjejë vend pune, por ku të gjejë vend punë, në dy qendrat tegtare, pronë të kryetarit të Komunës Bejta. Në qendrën tregtare ‘Dejure’ dhe qendrën tregtare ‘Elkos grup’, i cili thuhet se është ndërtuar në të zezë. A ka nevojë Bejta për këtë ligj. Normal që ka. Nuk ka bërë sa që duhet për votuesit, shqiptar, maqedonas turq, por ka bërë për vete dy qendra tregtare”.
Akuzave të VMRO-DPMNE-së për funksionarët e BDI-së sot iu kundërpërgjigj përsëri koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi.
EJUP HALIMI, BDI
“Kjo foltore po keqpërdoret nga ana e deputetëve të opozitës, për fushatë parazgjedhore përdopren terme që nuk janë as kushtetuese. Nëse bëhet një hetim i vërtetë për pasurinë të cilën e keni dhe që duhe të ndodhë konfiskimi i pasurisë së paligjshme atëhere të gjitha këto zbarztira do të rregullohen”.
Pasi që Kuvendi prej ditës së hënë shkon në pushim, është e nevojshme që Kuvendi të miratojë Ligjin për Gjuhët, qëndrimet e tyre për propozimin e Qeverisë i thanë edhe deputetët e Lëvizjes BESA dhe nga Aleanca për Shqiptarët.
FADIL ZENDELI, LËVIZJA BESA
“Po e përsëris edhe një herë, nuk bëhet zyrtarizimi i gjuhës shqipe, ajo që është kërkesë e partive shqiptare, ajo që është kërkesë e qytetarëve shqiptarëve në tërësi dhe ajo që del nga deklarata e partive politike shqiptare. Nuk jemi të kënaqur me këtë propozim-ligj, mirëpo do ta mbështesim”.
SYRIJA RASHIDI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Vlerësojmë se ky ligj nuk u duhet vetëm shqiptarëve, por para së gjithash i duhet RM-së dhe apelojmë të gjithë ata që kanë minimum të mirëkuptim dhe përgjegjësisë së ardhmërisë së përbashkët ta mbështesin dhe moratojnë këtë ligj”.
Ndërsa, nga LSDM deputeti Tomisllav Tuntev, tha se nuk duhet maqedonasit të shqetësohen se Kuvendi nuk po sjellë ligj për gjuhën por fillimisht vetëm do të miratojë nevojën për sjelljen e ligjit.
TOMISLLAV TUNTEV, LSDM
“Pse e ngarkoni të gjithë kohën opinionin. Nuk do të sillet ky ligj para zgjedhjeve. Kjo është e pavërtetë. Do të sillet nevojë, ose do të votohet nevojë për sjelljen e tij”.
Kuvendi pritet që të punojë edhe gjatë të premtes dhe më pas do të ndërpresë seancat deri pas zgjedhjeve lokale të 15 tetorit.
Mefail Ismaili /SHENJA/