Për ndërprerjen e degëve të disperzuara nga universitetet e vendit ka reaguar Forumi Rinor Arsimor i Maqedonisë, poashtu edhe nga Unioni Studentor Shqiptar mbajnë të njejtin qëndrim se ka mbetur pezull sqarimi se pse u hapën e pse u mbyllën këto degë të fakultetit të Universiteteve Shtetërore, në qytetet të ndryshme të Maqedonisë. Ndërsa, profesoresha Qormemeti, që ka qenë pjesë e stafit të degëve të disperzuara të UT-së, në Strugë dhe Dibër, thotë se është bërë një padrejtësi, sidomos në këto dy qytete të kulturës dhe arsimit shqip. Madje, një përfaqësues nga Dibra, Qemal Xhafa, njëherë dhe ish kryetar i Komunës së Dibrës, ka qenë njëndër nënshkruesit e themelimit të universitetit të Tetovës, shkruan Almakos.
Në Dibër u bë mbyllja e degëve të disperzuara, veçmas të Fizioterapisë, ku studentët bënin praktikë te Banjat e Dibrës, ku trajnoheshin nga një staf profesional. Ky nuk mbetet problem i vetëm, por mendohet se nuk ka asnjë profesor nga Dibra në UT, edhepse ka kuadër me tituj të lartë arsimor dhe të përgaditur profesionalisht, njohton Almakos.
Egzon Shabani, kryetar i Uninionit Studentor Shqiptar thotë, për Almakos se degët e disperzuara të UT-së, në Shkup, ka qenë një sihariq dhe një mundësi që të shkollohet rinia e shqiptare, që është në një numër të madh. Dhe se kjo rini ka të drejrtë të ketë fakutete në gjuhën shqipe.
“Të flasim për drejtimet e disperzuara të cilat u mbyllën kohën e fundit e të mos i përmendim ato të USHT-së në Shkup është e pakuptimtë, Unioni Studentor Shqiptar që moti ka shprehur qëndrim duke u bazuar në nevojat e studentëve që është kundër mbylljes së këtyre drejtimeve në Shkup.
Arsyja kryesore është se Shkupi ka më së shumti rini shqiptare dhe ata kanë të drejtë të regjistrohen në universitet shtetëror në gjuhën shqipe.
Mbyllja e këtyre drejtimeve paraqet disa problematika dhe pengesa në rrugën drejt arritjes së sukseseve në jetën studentore të studentëve shqiptar, një ndër to është se ata studentë të cilët janë regjistruar këtu në qytetin me më shumë rini shqiptare e kanë marrë këtë vendim duke e organizuar jetën e tyre bazuar edhe në mundësitë e tyre financiare, dhe menjëherë shteti i shpërngul ata në një qytet tjetër ku me shumë gjasa edhe u prishi planet, orarin e aktiviteteve të ndryshme si dhe u bë shkak që një numër i konsideruar të mos mund ti mbulojnë harxhimet e rrugës”, tha Shabani kryetar i Uninionit Studentor Shqiptar, për Almakos.
Ai shton se këto degë të fakultetit e lehtësonin studentin që kishte dëshirë të studijojë, por që nuk kishte mundësi financiare. Dhe se degët e disperzuara, nuk duhet shikuar si sasi.
“Drejtimet e disperzuara të Universitetit Shtetëror të “Sh.Kirili dhe Metodi” të cilat u mbyllën nëpër qytete të ndryshme të Maqedonisë shkaku se duam të kemi përmirsime në cilësi dhe nëse me të vërtetë është e bazuar në analiza të mirëfillta, të cilat premtojnë këto përmirsime në përgaditjen e kuadrove të mirëfillta atëherë neve si Union Studentor Shqiptar e përshëndesim një vendim të tillë. Por vetëm me një kërkesë që shteti të siguroj mekanizma me të cilat këtyre studentëve do ua lehtësojë të përballojnë këto ndryshime kudo që ka efekt ky vendim”, tha Shabani, kryetar i Uninionit Studentor Shqiptar, për Almakos.
Ndërsa, Forumi Rinor Arsimor i Maqedonisë (FRAM), për mediat në vend ngre si dilemë çështjen e degëve të disperzuara dhe kërkon shpjegim nga autoritetet për këtë temë.
“Nuk e morëm asnjëherë vesh se cili është plani aksionar dhe se cilat janë qëllimet e pritshme të disperzimit të universiteteve. Kishte shumë reagime post festum, pasi mungonte paraprakisht debati publik për punën e disperzimit. As të rinjtë dhe as ekspertët e fushës nuk patën mundësi të ndikojnë në sjelljen e atyre vendimeve”, thuhet në deklaratën e Forumit Rinor Arsimor i Maqedonisë.
Ndërsa, profesoresha Arbana Qormemeti, e cila ka qenë e angazhuar në degët e disperzuara të UT-së në Strugë e Dibër thotë për Almakos se nxënësit e viteve të katërta, kanë qenë dhe janë të interesuar që të studijojnë në qytetet e tyre, për efekt kohe dhe për më pak harxhime.
“Sa i takon degëve të disperzuara të UT-së, në Dibër edhe Strugë unë kam punuar katër vjet si asistent profesor e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe gjuhës e letësisë maqedone. Mbyllja e degëve të disperzuara në Dibër dhe Strugë është një humbje e madh. Ka një kohë që nxënësit e vitit të katër, ku jap mësim në gjimnazin e Dibrës “28 Nëntori”, ku në sajë të gjendjes eknonomike të dobët, ishin të interesuar të studionin në qytetin e vet. Fakultetet e disperzuara ishin një hap i madh, për ata familje, të cilët nuk kishini mundësi ekonomi t’i përcjellin fëmijët e tyre në USHT. Ishte një e mirë për Dibrën dhe Strugën, do të flas konkretisht për Dibrën, meqë jam dibrane, por edhe për Strugën në veçanti meqë kam qenë pjesë e stafit të saj. Atje kishte një numër të madh të studentëve të interesuar. Studentët kishin ligjerata të rregullta, si nga ana e profesorëve, të cilët vinin e udhëtonin nga Tetova, poashtu edhe ne afër Strugës, apo në Dibër.
Të hapësh një fakultet të disperzuar në këto dy qytete, kjo është në të mirë të qytetetit dhe shoqërisë, por përsëri vendimet i sjell senati i UT-së dhe ata e kanë mendimin e prerë, a duhet fakultet në qytet e gjetkë”, tha Qormemeti, për Almakos.
Ajo shton se se degët e disperzuara nuk duhet shikuar si sasi të të diplomuarve, përkundrazi si përparim.
“Sa i takon cilësisë them se një nxënës që mëson në shkollën e mesme, ai vazhdon të jetë i suksesshëm edhe në fakultet, qoftë në degët e disperzuara në UT. Kurse sa i takon studentëve që kishin nota të dobëta, pra një sukses shumë të dobët ato zakonisht e humbnin vitin, qoftë në Dibër, Strugë, Kërçovë, Tetovë, etj. Normal që ka edhe gabime dhe lëshime ku ndonjëherë del kualiteti, por edhe kuantiteti, të cilët mund të numëroheshin pak, kështu e konceptoj për këtë dukuri negative që shfaqeshte në degët e dipserzuara të Ut-së”, tha profesoresha Arbana Qormement, për Almakos.
D.Kërluku
Almakos.com