27 July
Gjykata Themelore e Strugës ka bërë të ditur se kundër 11 personave nga Shqipëria është ngritur akuzë për punë dhe hyrje të ilegale ne Maqedoni. Shtetasit shqiptar janë dëbuar nga Maqedonia dhe për 1 vit u është ndaluar hyrja në Maqedoni.
“Më datë 25 të këtij muaji, zyrtarët e policisë hasën 11 shtetas shqiptarë të cilët në afërsi të deponisë së egër kishin improvizuar strehim dhe mblidhnin mbetje plastike. Po në të njëjtën ditë, shtetasit shqiptar u thirrën për tu marrë në pytje në stacionin e policisë në Strugë lidhur me ndezjen e deponisë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Dy ditë më parë deponia e egër në Strugë pa pritma mori përsëri flakë duke shpërndar tymë dhe aromë të keqe nëpër të gjithë qytetin. Flakët ende nuk janë shuar plotësisht, edhe pse me intensitet më të ulet tymi dhe aroma e keqe vazhdon të ndihet në ajër.