Dera e garazhit të boshatisur u hap papritmas, në mënyrë misterioze shfaqet edhe një fshesë (Video)

Kuriozitete | Publikuar më 16.04.2018 në ora 15:28

Policia në South Wales e ka shpërndarë një video, ku shihet dera e një garazhi të boshatisur që hapet papritmas – para se prej aty, të shfaqet në mënyrë misterioze edhe një fshesë.

Mbrojtësit e rendit shikuan materialen e kamerave të sigurisë, pasi e gjetën lokalin e hapur, ndërsa në afërsi nuk ndodhej askush, transmeton Telegrafi.

“Gjatë orëve të qeta të mëngjesit, dera e garazhit që nuk ishte përdorur për disa ditë, është hapur vetvetiu”, thuhet në raport.

Shikuesit e filmimit, janë të ndarë nëse është aktivitet paranormal, apo mahi e bërë prej dikujt, sepse rasti ndodhi në datën 13 të ditës së premte.

“Pamjet janë nga kamerat e sigurisë, nuk ka asnjë intervenim për t’i ndryshuar”, thuhet për ngjarjen, për të cilën po bëhen hetime të vazhdueshme. /Telegrafi/