Në Gjykatën Penale të Shkupit sot(e martë) vijoi seanca për rastin “Trust”, në të cilën i dyshuari i parë është biznesmeni Seat Koçan.
Specialja i ngarkon kompaninë “Transmet”, “Sileks Nemetali” dhe “Vato” se me dokumente të falsifikuara kanë bërë konsorcium dhe kanë fituar tender në vlerë prej mbi 17 milionë euro. I dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan. Për të dyshuarin e dytë, nënshkruesi i autorizuar në kompaninë “Sileks Nemetali” gjykata përcaktoi masën e kujdesit, njofton Almakos.
Dy dëshmitarë duhej të merreshin në pyetje me propozimin e PSP, por njëri prej tyre, menaxher në Sileks, nuk erdhi. Megjithëse ai konfirmoi se do të ishte i pranishëm në seancë, ai nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike të prokurorëve të PSP-së nga mëngjesi.
Dëshmitari tjetër ishte pronar i firmës “Fiqo servis”, nga e cila “Transmet” e Sead Koçanit bleu makineritë e ndërtimit.
Pas ndëgjimit të dëshmitarit, PSP shpalosi një marrëveshje për blerjen e makinave mes ‘Transmet’ nga shërbimi Fiqo. Kjo marrëveshje ishte pjesë e dokumentacionit të tenderit të dhënë nga Koçani si dëshmi se a posedon mekanizim.
Megjithatë, sipas PSP, është një kontratë që nuk është realizuar plotësisht (“Transmet” bleu vetëm një nga makinat, jo të gjitha) dhe nuk ishte përfundimtare. I pyetur nga prokurorët, nëse ishte marrëveshja e tij, ai u përgjigj se kontrata ishte e tij, por ai nuk mund të specifikojë se çfarë u realizua nga ai duke thënë se duhet thirr atë së bashku me kontabilistët nga firma e tij.
Dëshmitari në seancën e sotme ka thënë se është keqpërdorë nënshkrimi i tij. ”Kam tre nënshkrime, faturat janë të miat kurse nënshkrimet ‘ashtu-ashtu’.
Ky dëshmitar ka pranuar edhe se ka keqpërdorë detyrën zyrtare në kompani vetëm se janë njohur familjarisht me Sead Koçan.
Nga ana tjetër, ai e njohu mirë dhe e konfirmoi nënshkrimin që ka vënë në dokumentin që i është dhënë PSP-së për gjërat e konfiskuara.
Në seancën e ardhshme të caktuar për të enjten para gjykatës duhet të dalë edhe një tjetër dëshmitar i PSP-së. Avokatët e të pandehurve ankohen se kjo prokurori nuk i ka informuar se cilët dëshmitarë janë në listën e dëshmive, por vetëm se kanë paraqitur dëshmi në materiale dhe procesverbale nga të dy dëshmitarët.
Një nga kundërshtimet e tyre ishte dhe pjesa e provave, siç janë fatura dhe dokumente të tjera, ishte në anglisht, gjermanisht dhe turqisht dhe kërkuan të përkthehen. Avokatët gjithashtu kishin propozimet e tyre rreth dëshmive.
Gjykata vendosi të pranojë të gjitha provat e mbrojtjes dhe ato të PSP-s që nuk ishin përkthyer dhe nuk përjashtonin mundësinë që gjatë procedurës nuk do të lejonte paraqitjen e provave të caktuara.
Seanca e ardhshme, ku dëshmitari i sotshëm nuk u paraqit , është caktuar për të enjten me 23.11.2017.
Për këtë rast deri në Vitin e Ri janë planifikuar një duzinë seancash./Almakos