Dy orë zgjati shqyrtimi i mundësisë që bombat e opozitës të hiqen nga lista e provave në lëndët që i përfaqëson Prokuroria Speciale. Por gjykatësit e Supremes nuk arritën marrëveshje nëse do ti pranojnë ose jo sygjerimet e kryetarit Jovo Vangellovski për ti hequr bombat na lista provave në rastet e iniciuara nga Prokuroria Speciale, raporton SHENJA.
Në seancë u diskutua edhe mundësia ose se kush ka kompetenca që të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë por asnjë prej këtyre pikave nuk ka fjalë përfundimtare.
Edhe pse ishte paraparë që pas seancës së mbyllur të ketë brifing për gazetarët, zëdhënësja e kësaj gjykate tha se shqyrtimi për këto pika do të vazhdojë nesër në ora 9:30.
Kjo është hera e tretë që gjykatësit tentuan të marrin vendim për këto çështje por brenda këshillit duket se ka mosmarrëveshje dhe qëndrime të kundërta të cilat e bllokojnë kalimin e propozimeve të kryetarit të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski.