Dhuna në Kuvend, ndalohen tre persona të dyshuar

Kryesore | Publikuar më 17.10.2017 në ora 21:02

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm, që me ndihmën e të cilave u përcaktua identiteti i tre personave dhe u bë i mundur ndalimi i tyre nga ana e policisë.  Sipas njoftimit të Prokurorisë Publike, në orët e pasdites janë privuar nga liria tre persona, fotot e të cilëve Prokuroria i kishte shpërndarë mëngjesin e sotëm.  Të tre personat e privuar nga liria për momentin po mbahen në dhomat e paraburgimit deri në një vendim të dytë nga ana e gjykatësve që kanë në dorë lëndën përkatëse.