Është djegur një automobil “Ford fokus” në lagjen e Shkupit “11 Tetori”, ndërsa janë dëmtuar edhe dy automjete tjera. Shërbimi i zjarrfikësve e ka shuar zjarrin, ndërsa nga aksidenti, nuk ka persona të lënduar.
Arsyet për zjarrin nuk janë të njohura. Sipas dëshmitarëve okularë, automobili ka punuar dhe përnjëherë është djegur.