Jam nga natyra optimist dhe në këtë rast unë jam optimist me një dozë shqetësimi, thotë ministri i jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov në një deklaratë për Deutsche Welle, i pyetur nëse është optimist rreth rezultatit të procesit të zgjidhjes së çështjes së emrit që ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i UN Matthew Nimetz, përcjell Almakos.
Dimitrov pret që ndërmjetësi i OKB-së në raundin e sotëm të bisedimeve të emrit në Nju Jork të ofrojë një kornizë fillestare që do të lejojë përparim thelbësor në zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
‘Pritet që z.Nimic do të ofroj një kornizë fillestare që do të ndihmojë në strukturimin e diskutimeve, duke shpresuar se kjo do të mundësojë progres”, tha Ministri i Jashtëm maqedonas.
Dimitrov, i cili është negociator në kontestin e emrit, vë në dukje se ka një ndryshim të dukshëm në retorikën, qasjen dhe metodologjinë e përdorur sot në bisedime.
“Konteksti është shumë i ndryshuar. Megjithëse edhe më parë kishte faza me intensitet të lartë të takimeve, tani më shumë vëmendje i është kushtuar publikut dhe si asnjëher më parë ministrat shprehën gatishmërinë e tyre për të hyrë në proces me një rol më të drejtpërdrejtë”, thekson Dimitrov.
Ministri e konsideron një akt përgjegjësie politike për ta përdorur shansin e një atmosferë pozitive për të zgjidhur një problem prej dy dekadësh.
“Ne jemi të vendosur sa më shumë që të jetë e mundur për të lëvizur procesin drejt një zgjidhjeje. Ne jemi fqinjë me Greqinë, dhe ne do të jemi fqinjë përgjithmonë. Por gjërat nuk varen vetëm nga ne, edhe nga pala tjetër. Aktualisht, përgjegjësia jonë më e lartë është të bëjmë gjithçka që mundemi për ta përdorur këtë dritare dhe për të hyrë në trenin evropian, sepse për ne ekziston perspektiva, progresi, e ardhmja”, thotë Ministri i Jashtëm maqedonas./Almakos