Dimitrov: Prioritet kyç në politikën e jashtme mbetet anëtarësimi në BE

Kryesore | Publikuar më 14.12.2017 në ora 20:42

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot para korit diplomatik në pritjen tradicionale të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve porositi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet kyç në politikën e jashtme të Maqedonisë dhe shprehu bindje se orientimi reformues të vendit, pranvera do të sjellë rekomandim të pakusht për fillim të negociata parainkuadruese.

“Sinqerisht shpresojmë se vullneti ynë politik dhe orientimi reformues, së bashku me mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë, do të na sjellë rekomandim të pakusht për fillim të negociatave inkuadruese, pranverën e ardhshme. Kjo para së gjithash është në interes të qytetarëve tanë, por gjithashtu edhe në interes të vendeve të rajonit dhe më gjerë”, theksoi Dimitrov.

Ai e theksoi edhe determinimin e Maqedonisë për integrimin euro-atlantik, por edhe për kontribut më të madh të planit multilateral në të cilin shteti bën hapa të rëndësishëm përmes ratifikimit të paradokohshëm të Marrëveshje klimatike të Parisit dhe asaj të Këshillit të Evropës (Konventa e Stambollit për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare), ratifikimi i të cilës pritet së shpejti.

димитров дипломатски кор

Ambasadori i Federatës Ruse, Oleg Nikollaeviç Shçerbak, në emër të të gjithë anëtarëve të korit diplomatik iu falënderua ministrit Dimitrov për pritjen dhe e theksoi atmosferën e mirë dhe produktive në bashkëpunimin e korit diplomatik me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me të gjithë institucionet e tjera shtetërore.