Kthimi i të drejtave të punëtorëve, rrogë e garantuar dhe kthim i dinjitetit të punëtorëve, janë tre qëllimet, drejt realizimit të të cilave do të synojë kryetari i ri i LSM-së, Darko Dimovski, i cili sot u zgjodh në vazhdimin e Kongresit të jashtëzakonshëm në Shkup.
Ai paralajmëroi konsolidim të Sindikatës dhe reforma, të cilat, siç tha, janë proces i domosdoshëm.
“Mandati im është shumë i shkurtë dhe do të zgjasë dy vite sepse ky është kongres i jashtëzakonshëm dhe prandaj do të fokusohemi në këto tre qëllime – kthim i të drejtave të punëtorëve, rrogë të garantuar dhe kthim të dinjitetit. Reformat janë të pashmangshme në Lidhjen e sindikatave, por ky është problem i yni intern të cilin bashkërisht do ta zgjidhim”, deklaroi Dimovski.Lidhur me largimin e delegatëve nga sindikatat degë të cilët i dhanë mbështetje kandidatit të dytë Peco Grujovski, Dimovski tha se zgjedhja ishte më se demokratike dhe se 68 delegatë i dhanë mbështetje nga gjithsej 108 delegatë të pranishëm, ndërsa për kundërkandidatin e tij Grujovski votuan vetëm dy.
Me qëllim që procesi të jetë demokratik, siç theksoi Dimovski, delegatët votuan që votimi për kryetar të jetë publik.
Menjëherë pas përfundimit të Kongresit, kryesuesi Robert Simonovski në deklaratë për mediumet tha se procesi ka qenë transparent dhe më se demokratik.
Data 24.04.2024
Aktuale
- KSHZ publikon rezultatet e para në Çair me 86% të votave të numëruara
- KSHZ jep rezultatet e para për Komunën e Sarajit
- Numërohen 50% e votave, Siljanovska udhëheq te maqedonasit, Osmani te shqiptarët
- Afrona Dika publikon mesazhin e trishtë që ndjekësi i dërgoi
- Toshkovski dhe Bojmacaliev: Qytetarët votuan në një atmosferë paqësore dhe demokratike
- KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
- KSHZ publikon rezultatet e parë të zgjedhjeve presidenciale
- Jakimovski: Zgjedhjet e sotme ishte të qeta dhe dinjitoze