Nën moton “Të bashkuar për ta eliminuar tuberkulozin – askush të mos harrohet” sot në Maqedoni shënohet 24 Marsi – Dita botërore e tuberkulozit.
Me atë rast do të mbahet konferencë për shtyp dhe tryezë e rrumbullakët në të cilën do të diskutojnë ekspertë dhe përfaqësues nga sektori qytetar të cilët punojnë drejtpërdrejtë me këtë problematikë dhe japin kontribut në parandalimin dhe eliminimin e tuberkulozit.
Organizues janë Mekanizmi nacional koordinues dhe Instituti për sëmundje të mushkërive me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë, përmes programeve të mbështetura nga Fondi global për luftë kundër HIV/SIDA, tuberkulozit dhe malaries.