Djali me mjekër të madhe ndryshon pamjen falë operacionit plastik

Kuriozitete | Publikuar më 10.01.2017 në ora 19:01

Një student 20 vjeç, iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të shkurtuar mjekrën e tij shumë të gjatë. George Rymer, nga Skelton, York, ka qenë i vetëdijshëm për mjekrën e tij anormale që kur ishte 13 vjeç.

Por që nga dhjetori i vitit të kaluar, ai iu nënshtruar operacionit plastik ku iu deshën 7 orë operacion që të ndryshonte totalisht pamjen e fytyrës. Mjekët e kanë këshilluar djalin që të bëjë një pasaportë të re përpara se të tentojë të dalë jashtë shtetit për të shmangur problemet.

Zoti Rymer, që ka studiuar gjeografi në Newcastle University, THA:-“Isha rreth 13 vjeç kur unë e vura re problemin tim. Nuk e dija se pse kisha një mjekër aq të madhe dhe nuk më pëlqente mënyra se si të tjetrit më shikonin. Nisa që të shkoja tek një dentist, por kurrë nuk munda që të ndryshoj. Kurrë nuk më pëlqente pamja ime, kështu që vendosa të bëjë një operacion plastik”, tha ai.

10  janar 2017 (gazeta-Shqip.com)