Bosnja e Hercegovina nuk do të pastrohet nga minat deri në vitin 2019, siç është planifikuar, sepse nuk ka mjete të mjaftueshme për operacionit e çminimit, njoftoi gazeta sarajevase “Dnevni Avaz”, duke iu referuar burimeve në Qendrën boshnjake për largimin e minave.
Burimet e njëjta theksojnë se me një problem të tillë nuk ballafaqohet vetëm BeH, por edhe dhjetëra vende tjera në botë, mes të cilave është edhe Kroacia e cila është anëtare e BE-së dhe ka mjete të mjaftueshme për këtë qëllim.
“Deri tani është realizuar vetëm gjysma e Strategjisë ‘BeH pa mina deri në vitin 2019’. Për aq kishim para. Bëhet fjalë për rreth 165 milionë euro për një periudhë prej shtatë viteve”, deklaroi për gazetën shef i Sektorit për menaxhim me aksione çminimi, Tarik Serha.
Ai thekson se problem kryesor është mungesa e mjeteve, duke theksuar se asnjë vit nga buxheti nuk janë ndarë para të mjaftueshme për çminimin.
Serah thekson se punohet në përgatitjen e një plani të ri, me të cilin parashikohet largim të të gjitha minave në BeH deri në vitin 2025 dhe uljen e shpenzimeve.
Powered by WPeMatico