Donacion për 6 shkolla të dëmtuara nga përmbytjet

Kryesore | Publikuar më 20.03.2017 në ora 16:32

Kryqi i Kuq i Maqedonisë me mbështetje të Gjermanisë u ka ndarë donacion gjashtë shkollave të cilat u dëmtuan nga përmbytjet e vitit të kaluar në Hasanbeg. Në donacion përfshihej nga një laptop, projektor dhe pëlhurë me qëllim pajisjen e shkollave për të pasur kushte më të mira. Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq në Maqedoni deklaroi se organizata edhe më tej do të ndihmojë qytetarët e atij rajoni. Ai potencoi se nuk është me rëndësi vetëm përgjigjja e parë gjatë një katastrofe të tillë.

“Janë me rëndësi edhe fazat e mëtutjeshme, tash ndodhemi në fazat e rehabilitimit, dhe në fazën e  rehabilitimit. Në kuadër të fazës së rehabilitimit, kryqi i kuq i RM organizon aktivitete të llojllojshme që nënkupton ngritjen e vetëdijes tek qytetarët e atij rajoni për rreziqet të cilat i sjellin këto dukuri natyrore, mirëpo punojmë edhe në atë që nënkupton zmadhimin ose përmirësimi i rezistencës së popullatës për këto situata”, ka deklaruar Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i kryqit të Kuq në Maqedoni

Nga Kryqi i Kuq thonë se për përmbytjet kanë mbledhur rreth 80 milion denarë, ndërsa u kanë shërbyer 4751 familje. Ndërsa, ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, Renate Kobler, tha se Austria vazhdon të mbështes institucionet e  vendit.

“Unë si ambasadore dhe përfaqësuese e Austrisë jam shumë falënderuese dhe më gëzon shumë fakti që ne si Austri mundëm menjëherë të ofrojmë ndihmë instante, kjo do të thotë se ne reaguam menjëherë pas kohës katastrofale dhe dhamë donacion më tepër se 500 mijë euro,  dhe shpresoj se sot do ta kuptoj se ku shkuan paratë”, ka thënë Renate Kobler, ambasadore e Austrisë në Maqedoni.

Donacioni i sotëm i Kryqit të Kuq, për gjashtë shkollat ka arritur vlerë prej 10 mijë euro.

Mefail Ismaili /SHENJA/

Donacion për 6 shkolla të dëmtuara nga përmbytjet by tvshenjaofficial