Drejt përfundimit stacioni i ri i ngarkim-shkarkimit për grumbullim të mbeturinave në Tetovë

Komuna | Publikuar më 30.06.2017 në ora 00:38

Duke marë parasyshë faktin se problemi me pikën për ngarkim – shkarkimit që ishte një brengë shumëvjeçare e banorëve ashtu edhe e NPK “TETOVA” Tetovë, ndërmarrja punoi intensivisht së bashku me Komunën e Tetovës në zgjidhjen e problemit.

“Sot ju informојmë se në javën e ardhshme do të lëshohet në përdorim kjo pikë e re e ngarkim – shkarkimit. Kjo pikë funksionon përmes kontejnerëve të mëdhenj në formë të mbyllur, nga ku do të bëhet shkarkimi dhe ngarkimi i mbeturinave për në deponi. Gjithashtu ju informojmë opinionin publik se së shpejti do të kryhet pastrimi i shpejtë i lokacionit ekzistues në hyrje të qytetit”, theksojnë kështu nga komuna e Tetovës.