Drejtori i Atleticos: Futbollistët e dinë çfarë duhet bërë ndaj Realit

Sport | Publikuar më 21.04.2017 në ora 13:46

Clemente Villaverde ka folur pas shortit të Ligës së Kampionëve.  

Ish-lojtari i Atleticos, tani drejtor aktual i klubit ka qenë përfaqësues i skuadrës së Diego Simeones për hedhjen e shortit.

Lexo po ashtu:

Me të kuptuar se rivalët lokal, Real Madridi, janë kundërshtarët e tyre për në gjysmëfinale, Villaverde ka deklaruar se futbollistët e dinë çfarë duhet bërë për të arritur finalen.

“Tifozët dhe lojtarët tanë kanë përjetuar dy humbje në finale dhe e dinë se çfarë do të thotë dhe çfarë duhet bërë për të arritur atje – shumë punë”, ka thënë fillimisht Villaverde.

“Shpresojmë që ne mund t’i japim Vicente Calderonit lamtumirën që meriton”, përfundoi drejtori i klubit. /Telegrafi/