Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë e filloi protestën para Qeverisë së Maqedonisë. Organizatorit i protestës, Bllagoja Rallpovski, thot se tentohet të tregohet pakënaqësi për trysnitë e fundit dhe rritje e pagave të punëtorëve në sektorin publik.
Ndryshe, nga Konfederata e Sindikatave të Lira, me këmbëngulje kërkojnë rritje për 19 përqind të pagave në administratën publike. Konsiderojnë se administrata publike duhet gjithmonë të marrë pagë më të madhe sesa sektori privat.
Ata kërkojnë që Ministria e Arsimit dhe autoritetet kompetente të ulen dhe të negociojnë për rroga më të larta, harmonizim të pagës minimale, shtesa në paga dhe regresin vjetor në sektorin publik. Ata kërkojnë edhe benefite më të mëdha përmes marrëveshjeve kolektive dhe respektimin e tyre në tërësi. Nga ky dhe nga Sindikata e Arsimit, thonë se në qoftë se nuk gjendet zgjidhje, i pasigurt është fillimi i semestrit të dytë të vitit shkollor./Almakos
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2001652579875584/
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2001680173206158/