Dua Lipa me “IDGAF” e para në YouTube përbrenda një dite (Foto/Video)

Showbiz | Publikuar më 13.01.2018 në ora 00:00

Këngëtarja Dua Lipa ka prezantuar sot (e premte) projektin e saj më të ri muzikor.

“Idgaf” mban titullin kënga e saj më e re, e cila erdhi për fansat edhe me një klip shumë të veçantë, pjesë e cilit u bë edhe sozia e saj.

Për vetëm brenda një dite, kënga ka arritur të marrë afro tre milionë klikime në kanalin YouTube.

Si e tillë, Dua ka shënuar një shifër rekord, pasi për pak orë ka arritur të renditet e para në YouTube, duke u bërë edhe kënga e rekomanduar e momentit.

Lexo po ashtu:

Lajmin për këtë sukses e bëri të ditur edhe vet Dua Lipa përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

“Nuk mund të besoj! Sa shumë dashuri, zemra ime po eksplodon”, ka shkruar e entuziazmuar Dua. /Telegrafi/