22 April 2018 / 14:29
Për shkak të volumit të procedurës parahetimore të sistemit AKMIS në gjykata, dy prokurorë të prokurorisë punojnë në këtë rast. lënda ende është në fazën parahetimore dhe grumbullohen të dhëna të bazuara në raportin e komisionit të Ministrisë së drejtësisë, i cili i konstatoi keqpërdorimet gjatë shpërndarjes së lëndëve në gjykata. Prokuroria nuk jep hollësi, megjithatë sipas informatave tona prokurorët e hetojnë praktikën në Gjykatën penale ku lëndët janë dhënë në dorë ndërsa periudha e keqpërdorimeve tregon kush ka qenë kryetarë i gjykatës.
Prokuroria Themelore Publike
“Rasti për të cilin jeni të interesuar ende është në fazën parahetimore. Po ndërmerren veprime, ndërsa procedura në këtë periudhë është sekrete”.
Prokuroria e rregullt e formoi lëndën për keqpërdorimet e sistemit elektronik në gjykata para afërsisht dy muajsh. Raporti i parë të cilin e përgatiti komisioni i drejtësisë ishte i kualifikuar. Me deklasifikimin e dokumentit prokuroria filloi me grumbullimin e dëshmive. Kur sistemi AKMIS ishte lëndë hetimi, informatat e fituara treguan se keqpërdorim me ndarjen e lëndëve në dorë tek gjykatës të caktuar ka pasur në kohën kur kryetarë i gjykatës penale ka qenë Vladimir Pançevski. Pikërisht për këtë gjykatës hetim zhvillon edhe Prokuroria Speciale. Ai akuzohet se lëndët e PSP-së ua ka ndarë gjykatësve të besueshëm. Janeva morri urdhër nga gjykata e Gjevgjelisë dhe Pançevskit iu konfiskua telefoni dhe kompjuteri nga gjykata dhe shtëpia e tij. Pançevski këtë e cilësoi so joligjore dhe akuzoi se PSP-ja i ka vjedhur çelësin e shtëpisë, ndërsa kundër Katica Janevës dhe gjykatëses nga Gjevgjelia e cila lëshoi urdhrin për bastisje, ngriti padi. Tani prokuroria për shkak të hetimit të ngritur duhet ta ftojë Katica Janevën në prokurori për të dhënë deklaratë rreth rastit.
Bojan Stojanovski