Dy të vrarë dhe një i plagosur në Vlorë

Kronikë e zezë | Publikuar më 21.04.2017 në ora 00:31

Nga një konflikt i armatosur, që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Vlorës, dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një i tretë është plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë Ujit të Ftohtë, 50 metra larg shëtitores.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje tronditëse, në qytetin bregdetar, transmeton TCH.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që prodhuan këtë përplasje me armë.