Dyvjeçari për pak centimetra nuk shtypet për vdekje nga palma mbi 9 metra (Video)

Kuriozitete | Publikuar më 13.02.2018 në ora 10:26

Ky është momenti kur një djalë 2-vjeçar për disa centimetra i shpëton vdekjes, kur një palmë gjigante bie shumë afër tij.

Tong Gosungnern po luante me shokët e tij në rrugë para shtëpisë në Nakhon Ratchasim në Tajlandë, kur befasisht një palmë ra dhe për pak sa nuk e shtypi për vdekje, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës, kur palma mbi 9 metra ra në tokë dhe shkatërroi një veturë dhe për vetëm pak centimetra nuk e shtypi edhe vogëlushin që po luante.

Edhe pse rrëzimin e pemës e vërejtën disa që arritën të ikin, këtë nuk e bëri Tong i cili e nuhati rrezikun vetëm atëherë kur përfundoi gjithçka.

Për fat të mirë atë nuk e goditi në kokë palma, ndërsa nëna e tij Jane e habitur me atë se çfarë ndodhi vrapoi për ta marrë të birin.

“Ishte një palmë e vjetër dhe askush nuk e dinte se po binte në tokë. Ishte tepër vonë të veproja, pasi palma po binte në drejtim të kokës së Tongut, të cilin fatmirësisht nuk e goditi”, ka deklaruar nëna e vogëlushit. /Telegrafi/