E përditshmja më e madhe e Saksonisë “FreiePresse”, me rreth 230.000 ekzemplarë të shitura në gjithë Gjermaninë, ka shkruar një artikull për zgjedhjet lokale në Maqedoni, duke e titulluar – “Shpresa e shqiptarëve në Maqedoni është Zeqirija Ibrahimi”.
Sipas të përditshmes gjermane, Lëvizja BESA do fitojë partinë e deritanishme shqiptare BDI.
“Në 15 tetor mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoni dhe pritet që Lëvizja BESA të tejkalojë BDI-në në 14 komunat shqiptare. Kjo është e dukshme në Maqedoni. Besimi dhe shpresa më e madhe e shqiptarëve atje është te zv.kryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i cili konkurron në komunën më të madhe shqiptare,” përcjell botasot.info, lajmin e medias gjermane.
Kjo është gazeta e dytë gjermanofone që shkruan për Lëvizjen BESA si shpresë e shqiptarëve. Pak kohë më parë një shkrim të tillë ka artikuluar edhe prestigjiozja austriake “Der Standard”. (f.d)