Edhe ish-shefi i Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujovski është ankuar sot gjatë seancës së Gjykatës së Apelit kundër masës së paraburgimit të mundshëm. Ai nuk ishte i pranishëm pasi është në pushim mjekësor, por avokatët e tij thanë se ai nuk ka gjasa të ikë nga shteti. Ish shefi i drejtorisë së pestë të DSK akuzohet për përgjim të paligjshëm dhe shkatërrim të pajisjeve me të cilat është bërë përgjimi.
Prokurorja Lençe Ristovska tha se Grujovski ka shumë mundësi që të ikë pasi është personi me më së shumti akuza. Dhe po shihet se nuk paraqitet as në Prokurori, a as në gjykatë me arsye se është e sëmurë.
Ristovska ua rikujtoi gjykatësve se ai kur gjoja ishte në pushim mjekësor është parë në ndeshje sportim duke e manipuluar për gjendjen shëndetësore.
Ristovska tha se Grujovski ka shumë gjasa të ndikojë edhe në dëshmitarët. Prokurorja rikujtoi se gjatë bastisjes tek Grujovski është gjetur një fletorë ku janë shkruar të gjitha aktivitetet e PSP-së dhe dëshmitarët. Kanë qenë të shkruara datat dhe emrat e atyre që janë deklaruar për PSP-në. Sipas Rsitovskës, kjo ua bën me dije se ai mund të ndikojë. >