Edhe Heidi me Robinin po i japin fund beqarisë? Modelja jep indikacionet e para rreth vellos së nusërisë (Foto)

Showbiz | Publikuar më 13.09.2017 në ora 17:02

Çifti i shumë komentuar në media Robin Haxhi Krasniqi dhe Heidi Lushtaku, tash e një kohë po e shijojnë më së miri lidhjen e tyre.

Boksieri dhe modelja e njohur kanë përmendur vitin 2018, si aludim për martesën e tyre, shkruan Telegrafi.

Në valën e shumë dasmave në showbizin shqiptar që u organizuan së fundmi, jo shumë larg duket të jetë edhe dasma e çiftit në fjalë.

Çifti i njohur Heidi Lushatku dhe Robin Haxhi Krasniqi

Ka qenë bukuroshja Heidi Lushatku ajo e cila ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet duke vizatuar mbi një fletë të bardhë.

Por nuk ishte një punim dosido, kjo pasi ajo po mundohej të vizatonte modelin e vellos së saj të nusërisë, kështu të paktën shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë.

“Duke u përpjekur të vizatoj fustanin tim”, ka shkruar modelja Heidi Lushtaku në postimin e saj në InstaStory

Kjo duket të jetë një indikacion i fortë që dasma e tyre nuk mund të jetë shumë larg, dhe se ka mundësi që brenda muajve të ardhshëm, Heidin dhe Robin t’i shohim si nuse e dhëndër.

Muajin e kaluar, dyshja qëndruan disa ditë në Shqipëri gjatë pushimeve të verës. /Telegrafi/

Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi ishin me pushime në Shqipëri këtë verë