Edhe pas 30 viteve politike dështuese partitë shqiptare bëjnë garë për të hyre ne qeveri dhe nuk kushtëzojne me platforma

Kryesore | Publikuar më 14.04.2017 në ora 19:01

Fejzi HAJDARI

Elitat intelektuale, por edhe ato politike shqiptare ne Maqedoni, tanime nuk kane te drejte morale, profesionale dhe kombetare, t’i vazhdojne akoma me kukuvajkat… Boll keni qarë deri tani, ne stilin: Jo ky ka faj, jo ai… Pikë! Nese keni tani guxim intelektual dhe ndergjegje te paster kombetare e morale, te pakten konstatoni pasojat nga kjo qarje (histeri) kolektive disadekadëshe, dhe sidomos nga (mos)veprimi (pozita servile) i faktorit politik shqiptar ne qeveri per 30 vjet rresht! Njoftoni oponionin shqiptar se cilat ishin pasojat e politikes gati 30 vjecare (me pantollona te rëna) shqiptare, servile dhe nenshtruese, ndaj padroneve politikë maqedonas ne qeveri? E shikoni ju se edhe sot, pas 30 vitesh, sinjalet te cilat po na i shfaq politika shqiptare pas zgjedhjeve, aspak nuk jane shpresedhenese dhe inkurajuese, se dicka konkrete do te ndryshoje nga avazi nenshtrues dhe defetis i deritanishem! I shikoni te gjithe, ama te gjitha partite politike shqiptare, pa dallim, bejne gara per te hyre ne qeveri me cdo kusht! Dallimi i vetem mes tyre eshte, menyra se si e shpalosin ose fshehin, deshiren per te hyre ne qeveri? Me pak fjale, prape gare mes partive shqiptare, per te hyre ne qeveri dhe jo per te kushtezuar realizimin e interesave kombetare shqiptare, aq me pak jo kushtezim me realizimin e platformave te tyre politike, per te cilat gjate fushates zgjedhore u zotuan se nuk do te hyjne asnjehere ne qeveri pa garanca per realizimin e tyre!!!